Site icon Telegrafi

Afrona mendon se dasma e saj do të jetë më e mira ndonjëherë

Foto: Afrona Dika/Instagram

Është bërë e ditur tashmë se data 21 shtator është përcaktuar si data e kurorëzimit të dashurisë së çiftit Blero dhe Afrona Dika.

Dyshja kanë menduar të organizojnë dasmën e tyre në një nga resortet luksoze të Shëngjinit.

Ndërsa presin kjo datë të vijë, Blero dhe Afrona kanë realizuar para martesës edhe një set të ri fotografik, ku u shfaqën të veshur si nuse e dhëndër.

Ndërkohë, entuziazmin për afrimin e dasmës së tyre, çifti po e tregojnë vazhdimisht edhe përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Selim Pacolli do të kujdeset për celebrimin e Bleros dhe Afronës në dasmën e tyre

Ka qenë Afrona ajo, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se së shpejti do të afroja dasma më e mirë ndonjëherë.

Foto: Afrona Dika/InstaStory

“Dasma më e mirë do të ndodhë së shpejti”, ka shkruar modelja Dika, në një fotografi e veshur me vellon e bardhë pranë më të dashurit të saj, këngëtarit Blero.

Është bërë gjithashtu e ditur se për kurorëzimin e çiftit do të kujdeset nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version