Afrona Dika ka thënë se publikimi i podcastit të shumëpritur me Bleron do të shtyhet, për arsyet të cilat ajo nuk i bëri të ditura.
Ende pa u publikuar, disa sekuenca të këtij podcasti u bënë virale në rrjetet sociale tash e disa javë.
“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka. Këtë informacion do t’ju njoftoj së shpejti”, njoftoi Afrona përmes një postimi në Instagram.
Ajo nuk dha ndonjë datë tjetër të mëvonshme të publikimit të këtij episodi.
Podcasti i saj “Talk with Afrona” është mjaft i ndjekur, përmes së cilit ajo ka pasur të ftuar personazhe shumë të njohur.
Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe Blero, njëherësh edhe ish-partneri i saj, me të cilin ka folur edhe për ndarjen e bujshme.
Disa sekuenca të këtij episodi u bënë virale në internet ende pa dalë intervista. /Telegrafi/