Këngëtari Blero Muharremi duket se është martuar për herë të dytë. .
Kjo përshtypje është fituar nga një fotografi që Afrona, e dashura e tij e ka hedhur në Instagram, foto kjo që ka një poezi.
E se çifti mund të jenë të martuar në heshtje, dyshimin e shton pjesa e fundit kur Afrona i drejtohet atij si ‘burri jem’, epitet ky që një mashkulli i jepet vetëm pas martesës!
Blero dhe Afrona ka kohë që janë në lidhje romantike, të cilën si duket e kanë kurorëzuar duke u martuar.