Modelja e njohur shqiptare Afrona Dika ka dhënë një intervistë për revistën Kosovarja, ku në mesin e shumë detajeve që ka zbuluar nga puna e saj profesionale, ajo ka folur edhe për jetën e saj private.
Ajo kohë më parë është bërë temë e mediave rozë të cilat kanë shkruar se ajo dhe këngëtari Blero Muharremi janë në lidhje dashurie.
Këtë gjë e ka pranuar vet modelja. Sipas titullit në këtë revistë, Afrona ka pranuar se është dashuruar dhe ka thënë se është falendëruese ndaj Bleros.
Mirëpo, këngëtari Muharremi i kontaktuar nga Tribuna nuk ka dashur të jap asnjë prononcim lidhur me këtë çështje.