Telegrafi

Afrona Dika feston ditëlindjen me 100 lule nga Blero (Foto)

Modelja seksi shqiptare, Afrona Dika, po feston ditëlindjen.

Bukuroshja po feston ditëlindjen e 25-të dhe është siguruar që me këtë rast të qëndrojë afër të dashurit të saj, Bleros.

E ky i fundit e ka befasuar bjonden me një buqetë prej 100 lulesh, ngazëllimin për të cilën e ka shprehur Afrona në rrjetin social Instagram.

Afrona dhe Blero ka kohë që po shijojnë një lidhje në distancë, me këngëtarin që jeton mes Zvicrës dhe Kosovës, ashtu sikurse vet modelja.

Të dy kanë një diferencë në moshë prej 14 vitesh, por e cila nuk po shkakton problem në relacionet mes tyre. /Telegrafi/