Modelja Afrona Dika jo pak herë bëhet temë e mediave rozë, dhe kjo shpesh ndodh për shkak të ndonjë ngjarje lidhur me të fejuarin e saj, këngëtarin Blero.
Megjithatë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Afrona ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke ngrënë ushqimin e njohur tradicional kosovar, flinë.
Ndonëse ky ushqim i njohur për popullin hahet me dorë, Afron nuk hezituar që të përdor pirunin për tu ushqyer me të.
Në mbishkrimin e fotografisë, Dika ka shkruar se e adhuron këtë ushqim, teksa dukej mjaft e kënaqur teksa po e shijonte. /Telegrafi/