Telegrafi

Afrona dhe Blero do ta organizojnë dasmën e tyre në Shëngjin

Këngëtari i njohur Blero dhe modelja e njohur Afrona Dika, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator të këtij viti.

Ata tashmë kanë nisur ftesa për të ftuarit në dasmën e tyre, teksa një ndër të parat i arriti modeles së njohur, Afërdita Dreshaj.

Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pamje të ftesës, në të cilën ka shkruar: “Vëllai im po martohet”.

Nga detajet e prezantuara, vërehet se çifti kanë menduar që kurorëzimin e dashurisë ta bëjnë në Shëngjin të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata kanë zgjedhur një prej resorteve luksoze te vendi i ashtuquajtur “Rana e Hedhun” – një destinacion tashmë shumë i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës për pushime.

Përndryshe, Blero dhe Afrona janë fejuar në fund të vitit 2014 dhe jetojnë së bashku në Prishtinë. /Telegrafi/