Këngëtari i njohur Blero Muharremi tash e sa vite është i fejuar me bukuroshen, Afrona Dika.
Dyshja e njohur janë shumë të pëlqyer nga fansat, ndërsa vazhdojnë të jenë edhe emra shumë të ndjekur në rrjetet sociale.
Sot (e diel) ata festojnë tre vjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa për këtë rast, Blero është kujdesur për një urim romantik në Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi të çiftit, ku shfaqen duke pirë kafen e mëngjesit së bashku.
“Në prezencën tënde dua të shijoj kafen e mëngjesit edhe në pleqëri. Dashuri, urime 3 vjetorin. Të dua” (sic.), ka shkruar Blero.
Duket se çifti në fjalë po e shijojnë më së miri lidhjen, ndërsa ende nuk kanë bërë të ditur nëse kanë plane për martesë. /Telegrafi/