Telegrafi

Afrona me dedikim për Bleron: Së shpejti do të bëhem gruaja jote

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Duket se sa më shumë që kjo datë afron, aq edhe më tepër bëhet emocionuese pritja për çiftin.

Së fundmi, Afrona ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar kohë më parë, ku shfaqet në krahët e dashurisë së saj të jetës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Së shpejti do të jem gruaja jote”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke i bërë kështu një dedikim romantik Bleros.

Ky i fundit, ka publikuar pak ditë më parë duetin më të ri me Teuta Selimin, “S’kea jetë”, këngë e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/