Artisti i njohur i estradës, Capital T, është rikthyer me një bashkëpunim këtë verë.
Ai për herë të parë ka bashkuar forcat me këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Mandi Nishtulla, kënga e të cilëve titullohet “Habibi”.
Projekti i tyre ritmik u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë mblodhi afro tre milionë klikime.
Për shumë nga fansat e tyre është konsideruar si një kombinim i mrekullueshëm, duke qenë se përfshijnë zhanre të ndryshme muzikore.
Kjo duhet theksuar se është publikuar në kanalin zyrtar të Capital T në platformën YouTube.
Krahas kësaj, reperi po vazhdon të jetë prezent në masë të madhe në mbramje e koncerte.
Ai ka fituar zemrat e publikut që nga fillimi i karrierës me një sërë hitesh të padiskutueshme që ka sjell. /Telegrafi/