Qyteti i Mariupolit në jug të Ukrainës nga fillimi i pushtimit rus ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme – ku si pasojë mijëra civilë janë futur nëpër bodrume e strehimore duke shpresuar se do të shpëtojnë.
Ata prej javësh të mbyllur pa ushqim, ujë – ndërkaq shumë trupa të pajetë kanë mbetur nëpër rrugë, pra të pavarrosur, transmeton Telegrafi.
Kryetari i këtij qyteti ka thënë se afro 5 mijë civilë janë vrarë – ku 90 për qind të ndërtesave janë shkatërruar pjesërisht ndërsa 10 për qind janë plotësisht të shkatërruara.
Ekspertët e sigurisë thonë se Rusia ka për qëllim të hap korridor në qytetin e rrethuar, që do të mund të çonin drejt Krimesë në lindje të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tMHXOi6qk6c