Site icon Telegrafi

Afrika është peng i luftës ruse në Ukrainë, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur Afrikën “peng” të luftës së Rusisë, gjatë një fjalimi në Bashkimin Afrikan (AU) të hënën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pushtimi rus dhe bllokimi i eksporteve të drithërave të Ukrainës, kanë shkaktuar mungesë të drithit dhe plehrave dhe kanë vënë miliona njerëz në rrezik të urisë.

Kryetari i komisionit të AU-s tha se kishte një “nevojë urgjente për dialog” për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë.

Bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në “negociatat komplekse” për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

“Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja”, i tha ai AU-s. “Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë [luftën] në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”. /Telegrafi/

Exit mobile version