Site icon Telegrafi

Afishet në serbisht në vendin ku u vra Enver Zymberi, nuk raportohet për të arrestuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e vendosjes së afisheve në vendin ku vite më parë ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Polica në raportin 24 orësh bën të ditur se aty janë shkatërruar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend.

“Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 09.09.2022 – Janë shkruar grafitë (parulla)- ‘Këtu jemi’ në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit  Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkatërruar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend”, thuhet në raportin policor.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version