Site icon Telegrafi

Affleck ishte habitur kur mori ftesën ta luante Batmanin

Ben Affleck ka treguar se ishte befasuar shumë me vendimin që ai të luante rolin e Batmanit në filmin “Batman v Superman: Dawn of Justice”.

Aktori hollivudian ka thënë se kur e ka marrë ftesën për rolin e superheroit, i kishte thënë regjisorit Zack Snyder: “A jeni i sigurt?”.

“Atë kohë isha 40, 41 vjeç dhe sapo e kisha përfunduar ‘Argo’ dhe ndihesha se ishte e çuditshme të kaloja te Batmani. Por Zack më bindi”, citon Entertainment Weekly fjalët e tij, ndërsa transmeton koha.net.

Affleck është aktori i pestë që luan karakterin e Batmanit në filmin e njohur.

Filmi “Batman v Superman: Dawn of Justice” do të fillojë shfaqjet në kinema nga 25 marsi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version