Ben Affleck është rikthyer në Los Anxhelos pas pushimeve të kaluara në Bahamas me ish-bashkëshorten e tij dhe 3 fëmijët.
Aktori 42-vjeçar dukej në një gjendje të rraskapitur teksa ka blerë një pije në një lokal në lagjen e tij në Brentvud.
Kjo është hera e parë që Affleck është fotografuar pa unazën e martesës, që pas bërjes publik të lajmit për divorcin.
Ndërkohë, Jennifer Garner është fotografuar javën e kaluar në Nju Jork, e cila pavarësisht divorcit, në gisht mbante akoma unazën e martesës.
Sipas burimeve të “Daily Mail”, aktori po e përjeton shumë keq këtë ndarje./topchannel/