Afërdita Dreshaj do të vijë me projektin e saj më të ri muzikor.
Mësohet se modelja dhe këngëtarja e njohur ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku dhe po realizon këngën e saj të re, transmeton Telegrafi.
Para disa ditësh ajo u paraqit me një ndryshim në pamjen e saj duke ardhur më seksi se kurr. Bazuar nga kjo në videoklipin e saj të ri do ta shohim një Afërditë tërheqëse.
Ndryshe projekti i saj i fundit në bashkëpunim me Agon Amigën arriti të jetë mjaft i përfolur. Kjo pasi këngëtarja u akuzua për një afërsi me reperin gjë që dërgoi deri te një ndarje e Agonit me gruan. /Telegrafi/