Telegrafi

Afërdita Dreshaj e feston para kohe me shoqet Halloweenin, shfaqet si një police atraktive (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj tash e sa kohë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me të dashurin e saj, Jakub Kindl.

E njëjta ka kohë që është larguar edhe nga muzika, ndërsa është herë pas here aktive në rrjtetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Edhe pak ditë na ndajnë nga festa ‘e frikshme’ e Halloweenit, por modelja në fjalë, mesa duket ka vendosur që bashkë me shoqet ta festojë para kohe.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilat shfaqet e veshur si një “police seksi”, gjersa ngjashëm me të ishin veshur edhe shoqet e saj.

Afërdita Dreshaj e feston para kohe Halloweenit, gjersa shfaqet mjaft atraktive e veshur si një “polive seksi”. Burimi i fotos: InstaStory

Afërdita shquhet për format atraktive, të cilat nuk heizton t’i shfaqë asnjëherë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, festa e Halloweenit pritet që të sjell ndryshe fytyrat e personazheve publike në datën 31 tetor. /Telegrafi/