Telegrafi

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl urojnë Krishtlindjet me një portret të bukur familjar

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, bashkë me burrin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl, u kanë uruar ndjekësve të tyre festën e Krishtlindheve.

Çifti kanë pozuar në një portret të bukur familjar së bashku, pranë pemës së Vitit të Ri dhe dhuratave të shumta në shtëpinë e tyre për fundvit.

Teksa pozojnë të buzëqeshur, vërehet qartë barku i rrumbullakosur i Dreshajt, e cila tash e sa muaj është në pritje të ëmbël.

“Urime Krishtlindjet”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e këtij portreti të bukur familjar, ndërsa kanë pranuar urime të ndërsjella nga ndjekësit e shumtë në hapësirën për komente.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Çifti i njohur përndryshe pritet që në 2021 të bëhen prindër të një djali.

Afërdita Dreshaj ka tash e sa kohë që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, dhe ka lënë anash angazhimin e saj në muzikë apo modeling. /Telegrafi/