Telegrafi

Afërdita Dreshaj me dekorime provokative në festën e beqarisë me shoqet e saj

Afërdita Dreshaj gjithmonë ka treguar se është pa komplekse edhe në raport me publikun.

Siç dihet bukuroshja ka një raprot të çmendur me shoqet e saj, Giti Dukën dhe Xhesika Berberin.

E së fundmi Afërdita ka organizuar edhef estën e beqarisë, për shkak se martohet më 26 qershor.

Ajo do t’i japë fund beqarisë me hokeistin çek, Jakub Kindl, në një ceremoni përallore që thuhet se do të zhvillohet në Pragë.

Dhe, ajo ka organizuar një festë që ishte gjithçka pos normale, pasi në disa imazhe shihet Afërdita me lodra seksuale në dorë teksa shoqet tejra buzëqeshin.

Dekorimet e këngëtares në këtë festë kanë zgjuar jo pak reagime, teksa ajo ishte përfolur edhe për një varg aferash teksa dihej se ishte në lidhje me hokeistin çek.

Një prej këtyre aferave ishte me Agon Amigën që ndikoi që ky i fundit të ndahet nga bashkëshortja, Egzona, teksa hokeisti çek si duket nuk e ka pasur problem këtë detaj që ndodhi teksa ai ishte në lidhje me këngëtaren shqiptare. /Telegrafi/