Telegrafi

Afër marrëveshjes: Arsenalin tenton transferime të dyfishta

Arsenali është afër që të transferojë lojtarin e Benfikës, Nuno Tavares.

Mbrojtësi i majtë ka marrë vëmendjen e The Gunners për paraqitjet në edicionin e kaluar dhe janë afër marrëveshjes me të.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, skuadra londineze dhe ajo portugeze janë afër akordit për lojtarin në shumën e tetë milionë eurove plus bonuset.

Marrëveshja personale mes Arsenalit dhe lojtarit është arritur, derisa do të nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

Një tjetër transferim që klubi nga Londra është afër ta realizojë është edhe ai i Albert Sambi Lokongas nga Anderlechit.

Shuma për të arritur marrëveshjen është 17.5 milionë euro plus bonuset që raportohet të jenë rreth katër milionë.

Marrëveshja me lojtarin besohet se është arritur, mirëpo Arsenali ende duhet të tentojë për të bindur Anderlechtin. /Telegrafi/