Telegrafi

Afeida gjen “lehtësimin” me humbjen e peshës dhe largimin e strijave në episodin e pestë të “Estetika me Krenarin”

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Estetika me Krenarin” ka transmetuar këtë të diel dokumentarin e pestë.

Afeida nga Prishtina ka qenë protagonistja e radhës në dokumentarin estetik, që këtë javë është emëruar “Lehtësimi”.

Ajo ka pasur probleme të mëdha me strijat në lëkurë, përkatësisht te zona e barkut, e cila ka ardhur si pasojë e shtimit të peshës nga shtatzënitë e saj në të kaluarën.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Episodi i pestë nisi me një bashkëpunim mes Afeidës dhe Ass. Msc. Krenar Dobroshit, ku nëna e dy fëmijëve tregoi se merret me aktivitetet fizik, me çka edhe është përgëzuar nga Krenari dhe është stimuluar që të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

Përgjatë trajtimit, Afeidës i është hartuar fillimisht një plan ushqimor nga specialistja e nutricionit, Dr. Laura Binxhja, gjë e cila ka ndihmuar në humbjen e peshës dhe përmirësimin e lëkurës.

Ndërkohë nga trajtimet, protagonistja e dokumentarit iu nënshtrua trajtimeve “Alma Accent Prime”, “UltraSpeed” dhe “Unibody” në qendrën “Esthetica”.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Të gjitha këto trajtime janë të pa efektshme nëse nuk kombinohen me stilin e jetesës dhe mënyrën e të ushqyerit”, thotë Ass. Msc Krenar Dobroshi në episodin e pestë.

Pas trajtimeve të vazhdueshme, kombinuar me planin ushqimor dhe aktivitetin fizik, Afeida arrin që në fund të dokmentarit të shikojë ndryshimet mahnitëse te vetja e saj, si humbja e madhe e peshës dhe reduktimi i dukshëm i strijave te zona e barkut.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Dokumentari përfundon me një vrapim në Gërmi mes Afeidës, Krenarit dhe nutricionistes, duke dhënë kështu frymëzim për shikuesit, që t’i përkushtohen sa më shumë të munden sportit.

“Estetika me Krenarin” vjen çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini, mbështetur nga portali Telegrafi.com.