Telegrafi

Afat pas afati: Barcelona sërish në probleme serioze – tani në rastin me Christensenin dhe Kessien

Revolucioni i planifikuar i Barcelonës gjatë verës ka goditur një pengesë me klubin që thuhet se nuk është në gjendje të regjistrojë transferimet e reja si, Andreas Christensen dhe Franck Kessie.

Me Barçën që kërkon të nisë një rindërtim veror nën programin premtuese të legjendës së klubit,  Xavit, ata janë përpjekur të lëvizin herët në tregun e transferimeve duke blerë lojtarë me vlerë të mirë aty ku është e mundur.

Megjithatë, për shkak të situatës së tyre aktuale financiare, klubi nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë dy lojtarë që do të bashkohen zyrtarisht si transferime të lira.

Lexo po ashtu Situata me lojtarët e Barcelonës, Messi dhe Neymar për para te PSG, Dembele, Mbappe dhe Real Madridi - Laporta me deklarata bombastike

Sipas Diario Sport, situata financiare në klub do të thotë që nëse La Liga do të fillonte sot, ata nuk do të mund të regjistronin as Kessien dhe as Christensenin.

Zhvillimi i fundit vë në pikëpyetje realitetin e aftësisë së Barcelonës për të qenë të guximshëm në tregun e transferimeve këtë verë.

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë rreth nënshkrimeve të mundshme të Robert Lewandowskit të Bayern Munichut dhe yllit të Leeds, Raphinha, por për momentin ata duket se përfaqësojnë opsione tepër të shtrenjta për klubin.

Lexo po ashtu Agjenti Zahavi thotë se Lewandowski po transferohet te klubi që gjithmonë ka ëndërruar

Klubi u ndikua nga i njëjti problem në janar kur ata donin të regjistronin Ferran Torresin pas ardhjes së tij nga Manchester City. Përfundimisht klubi bëri lëvizjet financiare të nevojshme për të regjistruar spanjollin, por të tre rastet dëshmojnë vetëm për gjendjen e rëndë financiare të klubit.

Barcelona do të duhet të heqë qafe lojtarët, ose duke i shitur ata për një tarifë ose duke i lënë të shkojnë për asgjë dhe thjesht duke korrur përfitimet financiare të mospasjes së tyre në faturën e pagave, nëse duan të sjellin lojtarë të rinj këtë verë. /Telegrafi/