Një aeroplan i ushtrisë ukrainase është filmuar duke lëshuar raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, që po avanconin në drejtim të një qyteti në lindje të Ukrainës.
Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin sulmet në atë çfarë është përshkruar si, “dy qendra komanduese dhe trupa masive në formacion që avanconin ngadalë drejt Pokrovskut”, transmeton Telegrafi.
Detajet lidhur me atë nëse personeli ushtarak ruse është vrarë apo plagosur nuk janë bërë të qarta menjëherë.
Sulmi ka ndodhur në ora 11 të paradites së të premtes në qytetin e Avdiivkas – që është nën kontrollin e rusëve që nga shkurti.
Komandantët rusë kishin shpërndarë trupat dhe pajisjet ushtarake në zonat e pushtuara të Donetskut, si pjesë e ofensivës që synohej të nisej në Pokrovsk.
“Forcat ukrainase përdorën raketa Storm Shadow-Scalp që i janë dhënë nga kombet perëndimore”, u tha në kumtesën e ukrainasve. /Telegrafi/
British-French cruise missiles fired at Russian troops, Ukrainian security source has told Sky News.https://t.co/erq3vkEw51 pic.twitter.com/7forXfmu61
— Sky News (@SkyNews) October 4, 2024