Site icon Telegrafi

Aeroplani që ka formën e kitarës Gibson, brenda tij mund të akomodohen mbi 300 pasagjerë – shpenzon 20 përqind më pak karburant (Foto/Video)

Kompania holandeze KLM është duke financuar projektin e parë aeronautik, që mund t’i ndërrojë përgjithmonë formën dhe linjat aeroplanëve komercial.

Bëhet fjalë për aeroplanin “Flying-V” që është kryevepër e KLM dhe ka gjatësinë e krahëve të njëjtë me aeroplanët aktual dhe që mund të akomodojë deri në 314 pasagjerë, transmeton Telegrafi.

Emrin e ka marrë nga kitara legjendare Gibson Flying-V e prodhuar për herë të parë në vitin 1958, dhe që është përdorur nga kitaristë të shumtë të njohur si Eddie Van Halen, Jimi Hendrix, Brian May dhe Keith Richards.

Draft koncepti është zhvilluar nga hulumtuesit në universitetin Delf Technology në Holandë, ku pjesa e pasme e aeroplanit apo më mirë thënë bisht ka marrë formën e shkronjës V.

Inxhinierët e kësaj kompanie pretendojnë së një dizajn i tillë i mundëson fluturakes të kursej deri në 20 përqind më shumë karburant. Krahët  do të shërbejnë si hapësirë ku do të akomodohen pasagjerët, valixhet dhe rezervuarët.

Dy motorë gjigant do të montohen në mes të dy krahëve të aeroplanëve, që do t’i ndihmojë fluturakes të reduktojë shpenzimet gjatë fluturimit.

Ky aeroplan pritet t’i bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë aeroplanëve Airbus A350 dhe Boeing 787. Në total ai është 65 metra i gjerë kurse gjatësia e tij do të jetë vetëm 55 metra. /Telegrafi/

Exit mobile version