Siç raportuam më herët, aeroplani që bartte presidentin e Polonisë, Andrzej Duda për të takuar Joe Bidenin në Rzeszow, Poloni, ka bërë ulje emergjente në Varshavë pas problemeve teknike.
Megjithatë, Duda tani ka arritur në aeroportin e Rzeszow me aeroplanin rezervë.
Aeroplani i presidentit polak bën ulje emergjente – Duda nuk dihet nëse do ta takojë Bidenin që ndodhet në Poloni
Aeroplani që bartte presidentin e Polonisë, Andrzej Duda për të takuar homologun amerikan, Joe Biden është dashur të kthehet prapa dhe ka bërë një ulje emergjente në Varshavë.
Jeta e presidentit nuk u rrezikua për asnjë moment, citoi reuters të ketë thënë shefi i personelit të polakut, raporton bbc.
Raportet polake thonë se aeroplani i presidentit duhej të kthehej në aeroportin e Varshavës menjëherë pas ngritjes për shkak të një problemi teknik.
Duda duhej të ishte në aeroportin Rzeszow në juglindje të Polonisë për të takuar Bidenin dhe për ta informuar atë për situatën në kufirin me Ukrainën.
Air Force One është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të jetë në gjendje të fluturojë për të takuar Bidenin. /Telegrafi/