Site icon Telegrafi

Aeroplani i nisur për Greqi aterroi në Rumani, udhëtarët u detyruan të udhëtojnë për nëntë orë me autobus deri në Selanik

Për më se 200 udhëtarë që po udhëtonin nga Londra, arritja deri në Selanik zgjati afro 24 orë.

Shkaku i mjegullës në pjesën lindore të Greqisë, aeroplani u detyrua të ndryshojë drejtim për të aterruar në Timisoara të Rumanisë, transmeton Telegrafi.

Të nervozuar që aterrimi nuk u realizua në ndonjë aeroport më të afërt, pasagjerët u mllefosën kur kuptuan se duhet të udhëtojnë për nëntë orë me autobus, në mot të ftohtë.

Ata u ankuan pse aeroplani nuk ndaloi në Athinë, por shkoi në atë qytet rumun vetëm për të zvogëluar shpenzimet e fluturimit. Që për pasojë, kishte udhëtimin me autobusë për 770 kilometra.

Gati gjysma e udhëtarëve, që refuzuan të kthehen me autobus, u detyruan të qëndronin në zonën e bagazheve gjatë tërë natës. Ata i dërguan të nesërmen me aeroplan, në fluturimin që nuk zgjati më shumë se 30 minuta.

“Shpenzimet e ulëta, përgjegjësi e ulët shoqërore”, e ka komentuar ngjarjen Ministria e Transportit në Greqi, derisa kompani ajrore ka kërkuar falje. /Telegrafi/

Exit mobile version