Derisa në orët e para të mëngjesit po bëhej gati që të ngritet në ajër, një aeroplan luftarak F-16 i Belgjikës ka pësuar një aksident.
Ai u përplas në një ndërtesë të bazës ajrore të forcave holandeze në Leuvarden, ku si pasojë janë lënduar dy persona, e këtë e kanë konfirmuar ushtria holandeze dhe ajo belge, transmeton Telegrafi.
Ky incident në bazën ajrore në Leuvarden, për fat të mirë nuk ka shkaktuar ndonjë zjarr apo shpërthim.
Megjithatë ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë incident, për të cilin ka njoftuar komanda e forcave ajrore holandeze. /Telegrafi/