Fluturimi nga New Yorku për në Paris, ka ndaluar në Irlandë sepse tualetet e aeroplanit janë bllokuar dhe shumë udhëtarë donin të kryenin nevojën.
Për këtë arsye, fluturimi me OpenSkies ka ndaluar në aeroportin e Shannonit, transmeton Telegrafi.
Ekipi i ka kërkuar zyrtarëve të aeroportit, të bëjnë gati një ekip inxhinierësh që të rregullojnë tualetet, për të vazhduar më pas me udhëtimin në mënyrë normale.
Në bord ishin 172 pasagjer dhe 12 anëtarë të stafit, të cilët pas një pauze prej dy ore u kthyen sërish, që të vazhdojnë për në kryeqytetin francez.
Kjo nuk është hera e parë, që aeroplani po ndryshon rrugën shkaku i problemeve me tualetin.
Gjatë muajit nëntor, fluturimi nga Toronto i Kanadasë për në Lahore të Pakistanit, ka ndaluar në Mançester sepse udhëtarët i kishin bllokuar tetë tualetet e aeroplanit. /Telegrafi/