Telegrafi

Aeroplani aterron në një autostradë në Kaliforni, gjithçka filmohet nga kalimtarët e rastit (Foto/Video)

Një aeroplan i tipit Cessna 172 që funksionon me një motor, është filmuar duke aterruar në një autostradë në Kaliforni të mbushur me vetura që lëviznin me shpejtësi të madhe.

Incidenti i pazakontë ka ndodhur në Westbound të San Leonardos, ka njoftuar departamenti i zjarrfikësve në Alameda County, transmeton Telegrafi.

Aeroplani kishte pasur defekt teknik në pompën e derivateve, me ç’rast detyroi pilotin të aterron në autostradë, kurse këtë moment e kanë filmuar Eric dhe Brandi Gerr që ishin brenda një veture.

Dyshja dëgjohen duke thënë se një aeroplan ka aterruar në rrugë. Siç raporton CBS, piloti kishte pritur momentin e duhur dhe në momentin që veturat ishin pakësuar në numër në ato momente, ai zbriti në asfalt dhe menjëherë e parkoi në skaj të rrugës për të shmangur ndonjë aksident.

Qytetarët menjëherë i kishin telefonuar policisë dhe ekipeve emergjente, që u shfaqen pas pak minutave në vendin e ngjarjes dhe morën me vete aeroplanin që kishte pësuar defekt teknik.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse aterrimi siç mund të shihet në video ishte shumë i rrezikshëm për faktin se kishte shumë vetura në rrugë. /Telegrafi/