Air India i ka suspenduar dy pilotë, pasi një aeroplan i tyre që kishte 136 udhëtarë e ka goditur murin rrethues të aeroportit, për të vazhduar udhëtimin për katër orë, megjithëse me dëmtime të mëdha.
Një Boeing 737 pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e poshtme, teksa po e linte aeroportin e Tamil Dadu të Indisë, që të shkonte në Dubai, transmeton Telegrafi.
“Muri ishte i dëmtuar rëndë, por aeroplani po e vazhdonte fluturimin në trajektoren e paraparë, nuk raportohej për asnjë problem”, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.
Por, njëjtë nuk menduan edhe zyrtarët e aeroportit në Emiratet e Bashkuara, të cilët kritikuan veprimin e pilotëve që të udhëtojnë me aeroplan të dëmtuar.
Derisa pilotët vazhdojnë të jenë nën masën e suspendimit, po hetohen rrethanat e aksidentit rreth fluturimit të rrezikshëm, që përfundoi siç ishte planifikuar. /Telegrafi/