Ushtria ruse ka bombarduar sërish aksidentalisht territorin e saj, dhe atë dy herë brenda një ditë – duke e bombarduar me raketa gjigante.
Pronari i një lokali tha se një bombë 1.5 tonëshe i kishte rënë në lokal përmes kulmit – por që nuk kishte shpërthyer, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, rusët janë filmuar duke tentuar të çaktivizonin një raketë tjetër që kishte rënë në tokë.
Aeroplanët bombardues rusë thuhet se kishin hedhur dy bombat mbi territorin e tyre, për të shmangur mbrojtjen kundërajrore ukrainase.
Raste të ngjashme janë raportuar me dhjetëra herë, që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës dy vite më parë. /Telegrafi/