Telegrafi

Aeroplanët luftarakë ukrainas bombardojnë një depo municioni të rusëve në Krime

Pilotët ukrainase kanë arritur të kryejmë një sulm mbi një magazinë të municionit në Krimenë e pushtuar nga rusët.

Lajmin e ka konfirmuar gjenerali Mykola Oleshchuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Edhe një herë, fluturaket ukrainase vazhduan me sukses kryerjen e misioneve, duke lansuar raketa e bomba mbi pozicionet ruse”, tha Oleshchuk.

Gjatë 1 korrikut, rusët kryen një sulm ajror mbi aeroportin ushtarak të ukrainasve në rajonin e Poltavas.

Propaganda ruse kishte tentuar të bëjë lajm se kinse ka shkatërruar shumë aeroplanë luftarakë.

Por Yurii Ihnat, zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës ka thënë se ka ndodhur sulmi dhe se ka pasur dëme, por jo të përmasave të tilla siç pretendon Rusia.

“Forcat ajrore po bëjnë gjithçka që t’i kundërvihen forcave armike”, ka shtuar zëdhënësi i ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/