Sllovakia ia ka dorëzuar forcave ushtarake ukrainase tashmë katër aeroplanët e parë luftarakë MiG-29.
Aeroplanët tashmë kanë nisur operimin mbi qiellin e shtetit të Ukrainës, thotë nënkryetarja e parlamentit ukrainas, Olena Kondratiuk
“Aeroplanët e dorëzuar nga shtetit sllovak tashmë po kryejnë misione luftarake në qiellin mbi Kharkiv”, pohoi ajo.
Theksojmë se Sllovakia ka planifikuar t’i transferojë 13 aeroplanë të tillë ushtrisë ukrainase.
Kujtojmë se edhe Polonia ka premtuar se do të dërgojë disa aeroplanë ushtarakë në Ukrainë.
Ndryshe, aleatët perëndimor kanë nisur edhe dërgimin e tankeve luftarake në shtetin ukrainas. /Telegrafi/
The first four MiG-29 fighter jets handed over by #Slovakia to #Ukraine are already performing combat missions in the sky over #Kharkiv, the deputy speaker of the Verkhovna Rada of Ukraine Olena Kondratiuk has said.
In total, Slovakia plans to send Ukraine 13 such fighters. pic.twitter.com/GMiJtI5o15
— NEXTA (@nexta_tv) March 30, 2023