Site icon Telegrafi

Alexander Schallenberg do të jep dorëheqje nga pozita e kancelarit austriak

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, tha të enjten se do të japë dorëheqje kur Partia e tij Konservatore Popullore të bie dakord për liderin e saj të ardhshëm pasi Sebastian Kurz njoftoi se do të largohej nga posti i liderit të partisë në po të njëjtën ditë.

“Unë besoj fuqishëm se të dyja pozicionet – si në krye të qeverisë ose në krye të partisë austriake me më shumë vota – së shpejti duhet të mbahen sërish nga i njëjti person”, tha Schallenberg në një deklaratë.

“Prandaj po e vë në dispozicion postin tim si kancelar sapo të jetë vendosur kursi përkatës brenda partisë”, ka shtuar ai, raporton derspiegel.

Në anën tjetër, ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, 35 vjeç, ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga politika.

Lexo po ashtu Me një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tërheqjes plotësisht nga politika

Kurz dha dorëheqjen nga postet e tij si kreu i Partisë së tij Popullore (ÖVP) konservatore dhe si udhëheqës i grupit parlamentar.

Ai së fundmi është bërë baba. Në deklaratën e tij ai tha se po tërhiqej nga politika për t’u fokusuar tek familja.

Dhe siç shkruajnë mediat austriake, në një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tij për t’u tërhequr plotësisht nga politika.

Ai gjithashtu u tërhoq për shkak të kritikave dhe akuzave për korrupsion.

“Si kancelar, ju keni kaq shumë vendime që duhet të merrni çdo ditë, saqë e dini që herët se do të merrni edhe vendime të gabuara”, tha ai.

“Ju jeni gjithmonë nën vëzhgim. Ju gjithashtu vazhdimisht keni ndjenjën se jeni duke u ‘gjuajtur’”, shtoi Kurz. /Telegrafi/

Exit mobile version