Telegrafi

Adriano do të largohet, Barcelona ia cakton çmimin

Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Adriano do të largohet në fund të stinorit nga gjiganti katalunas.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique si duket nuk e sheh më në planet e veta Adrianon dhe i ka dhënë leje që të largohet.

E përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’, ka zbuluar se Barcelona i ka caktuar edhe çmimin e largimit lojtarit.

Skuadrat e interesuara për të duhet të paguajnë gjashtë milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Adrianos.

Në garë për të nënshkruar me të janë Roma, Schalke 04, Liverpool dhe Shangahi Shenhua. /Telegrafi/