Telegrafi

Adrianit iu deshën vetëm nëntë ditë për të fituar trofeun e parë dhe të shpallet hero i Liverpoolit

Adrian (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Portieri spanjoll, Adrian ka qenë njëri nga më meritorët në triumfin e Liverpoolit në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Chelseat.

Liverpooli fitoi trofeun e Superkupës së Evropës pas fitores në penallti ndaj rivalëve anglez të Chelseat, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras.

Në penallti njëri nga kryesorët padyshim se ishte portieri 32-vjeçar Adrian, i cili priti penalltinë vendimtare.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp: U befasova me Adrianin, jam krenar me lojtarët e mi

Adrian u tregua i zgjuar duke pritur me lehtësi penalltinë e fundit të Chelseat e goditur nga sulmuesi Tammy Abraham.

Kjo pritje e ka bërë spanjollin njërin nga heronjtë e Liverpoolit dhe tifozëve të tyre, të cilët kanë thurë shumë lavde për spanjollin, i cili e zëvendësoi në mënyrë të përkryer të lënduarin Alisson Becker.

Ndryshe, Adrian u transferua në Anfield para vetëm nëntë vite, pasi më 5 gusht zyrtarizoi kalimin e tij te Liverpooli. /Telegrafi/