Site icon Telegrafi

Adriani ka edhe një vit afat për t’u martuar (Video)

Mbetet një ndër këngëtarët që me muzikën e tij ka arritur t’i qëndrojë në zemër publikut. Adrian Gaxha është në mesin e këngëtarëve që mundohen të sjellin risi, e po ashtu përpiqet të jetë i veçantë në skenë.

Megjithatë, jo vetëm për muzikë ka qenë i përfolur këngëtari shkupjan. Jo rrallë herë, në fokus të medieve ka qenë edhe për jetën e tij private. Veçanërisht për lidhjen e tij me prezantuesen shqiptare, Luana Vjollca, që pati tërhequr vëmendje të madhe.

Por, edhe pas kësaj nuk mbeti pa u komentuar, aq sa përfaqësuesit e shtypit rozë u kapën edhe te fotografitë që Gaxha publikoi përkrah femrave të tjera. Duke lënë anash të gjitha këto, vetë Adriani ka treguar se në kënd është i dashuruar aktualisht, raporton emisioni Express i KTV-së.

“Për momentin, kam dashuri më së shumti në muzikë, kam qenë tepër i fokusuar aty. E ndiej vetën si në burg, dy vjet, tre vjet je në burg edhe je duke dalë, tash je njeriu më i lumtur në botë”, ka thënë ai.

Më tej, ka shtuar se gjithmonë ka menduar që mosha ideale për martesë është 32 vjeçare, por që ende nuk ka diçka konkrete sa i përket këtij aspekti, transmeton Koha.net.

“Prej kur kam qenë i vogël edhe kur më kanë pyetur se kur do të fejohem, ose kur do të kem bashkëjetesë apo lidhje serioze me një vajzë, gjithmonë kam thënë 32 vjet, se gjithmonë kam dashur që deri në 32 të jem i fokusuar në karrierë, se kam menduar që do të jem një violinist i madh, pasi profesioni im i parë ka qenë violinist. Tash i kam mbushur 31 e më ka mbetur edhe një vit…. të shohim”, ka theksuar këngëtari.

Ndërsa sa i përket muzikës, Adriani gjatë këtij sezoni ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje muzikore bashkë me Lindonin e Florianin. Ndryshe, në fillim të kësaj vere ai bashkë me Lindonin sollën po ashtu këngën “Kalle”, të realizuar edhe me videoklip, projekt ky që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version