“Milingona e Artë” ka shpallur nominimet për arritjet e vitit 2015.
Çmimet “Milingona e Artë” synojnë që të evidentojnë arritjet më të mëdha të individëve, organizatave ose institucioneve gjatë një viti duke vlerësuar ata që me aktivitetet, veprat apo punën e tyre kanë pasur ndikim në shoqëri.
Çmimet ndahen vetëm për arritjet e shqiptarëve në Maqedoni, për suksesin e tyre brenda dhe jashtë vendit, transmeton Telegrafi.
Për arritjen më të madhe në muzikë pa dyshim që pretendent kryesorë janë dyshja e famshme Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha, të cilët gjatë vitit 2015 ishin ndër më të suksesshmit e skenës mbarëshqiptare jo vetëm në Maqedoni.
Të nominuar në këtë kategori janë edhe grupet “ Blla blla blla”, “Këpurdhat” dhe këngëtarët Venera Lumani dhe Vullnet Ibrahimi.
Në kategorinë “Arritja e vitit në artet e performuara- arti skenik” të nominuar janë aktorët Xhevdet Jashari, Luran Ahmeti, Qëndrim Rijani dhe Visar Visoka./Telegrafi/.
Në vazhdim mund të shikoni edhe të nominuarit e tjerë në kategori të ndryshme:
ARRITJA E VITIT NË ARTET PAMORE
Agron Abduli
Lindita Beqiri
Nevzat Bejtuli Kica
Osman Demiri
Safet Spahiu
ARRITJA E VITIT NË AFIRMIMIN E KULTURËS
Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – “Loja”
Qendra kulturore Informative Shkup
Sektori për Kulturë – Komuna Tetovë
Teatri i Tetovës
Teatri Poshka
ARRITJA E VITIT NË BOTIME SHKENCORE, LETËRSI DHE PUBLICISTIKË
Aurora Ndrio Karameti
Bekim Kadriu
Lindita Ahmeti
Qemal Murati
Skënder Asani
ARRITJA E VITIT NË MEDIA
Lajmet – Alsat M
Click Plus – TV 21
Rruga drejt… – Alsat M
Laura Papraniku
ARRITJA E VITIT NË ARTET E PERFORMUARA – MUZIKË SERIOZE
Blerim Grubi – Violë
Duo Skupi – Flautë dhe Violinë
Shkëlzen Baftiari – Piano
Shkëlzen Pajaziti – Violinist
Sihana Badivuku- Violinë
ARRITJA E VITIT NË SPORT
Drita Islami
Idriz Bislimi
Izair Emini
Jasin Rexhallari
Shaban Murtishi
TALENTI I VITIT
Hadis Ramadani – Kik boks
Murat Zherka – Regjisor
Nita Grubi – Piano
Salije Bajramin- Këngëtare
Shpend Gafurri – Boksier