“Asnihere” titullohet projekti më i ri i Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës.
Kënga, e cila erdhi e realizuar me një videoklip mjaft interesant brenda pak ditësh arriti pëlqyeshmërinë e madhe të publikut duke u radhitur në projektet muzikore më të pëlqyera të momentit, transmeton Telegrafi.
Kjo prurje e re muzikore ka arritur edhe një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube” duke kaluar një milion klikime në vetëm pak ditë.
Kujtojmë se ky bashkëpunim mes dyshesh vjen pas këngës “Kalle”, të cilën e sollën gjatë verës, e që u radhit në mesin e këngëve më të suksesshme të vitit 2015-të. /Telegrafi/