Telegrafi

Adriana Matoshi reagon për rastin ku infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë: Turp e tmerr

Ditën e sotme (e mërkurë) është bërë virale një video që ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në incizimin e shpërndarë në rrjete sociale, shihen disa punonjëse të kësaj shtëpie duke sulmuar fizikisht një grua të moshuar, teksa e godasin vazhdimisht me shuplaka.

Për videon pati reagime të shumta në internet e një i tillë nuk mungoi as nga aktorja dhe deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi.

Kjo e fundit është shprehur e tronditur për rastin në fjalë, ndërkohë që ka shtuar se fillimisht nuk dihet se si ka përfunduar gruaja në atë shtëpi.

Lexo po ashtu E tmerrshme, infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

Postimi i plotë i Matoshit (pa ndërhyrje):

“Dhimbje, lot, mall e merzi.

Kushedi si ka perfundu ajo gru ne “Shtepine e Pleqeve ne Peje.

Tu i bajte malle fmite? Familjaret?

Tu dashte me gjete qetesi ne vitet qe i kane mbete, ajo gjendet mes flakareshave e t’keshmeve histerike te “motrave medicinale”

TURP E TMERR”. /Telegrafi/