Telegrafi

Adriana Matoshi me fustan të bardhë e duvak në kokë jep porosinë: Mos u martoni pa dashuri, unë e kam virusin tim

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, apo aktivitetet e ndryshme në profesionin e saj si aktore.

Së fundmi, aktorja me prejardhje nga Gjilani ka pozuar si rrallë herë me duvakin e nuseve në kokë, gjersa kishte të veshur një fustan të bardhë të shkurtër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e saj, aktorja Matoshi iu jep të gjithë ndjekësve të saj një mesazh, duke i porositur që të mos martohen pa dashuri.

“Mos u martoni pa dashuri. Unë e kam virusin tim, mos më bëni komente”, kanë qenë fjalët e Adrianës në mbishkrimin e fotografisë.

Aktorja përndryshe është e divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, Albert Sylejmani, me të cilin ka tre fëmijë. /Telegrafi/