Telegrafi

Adrian pas trofeut të parë me Liverpoolin: Ka qenë një javë e çmendur

Adrian (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Portieri i Liverpoolit, Adrian e ka cilësuar si javë të çmendur javën e kaluar si lojtar i klubit të madh anglez, pasi fitoi trofeun e Superkupës së Evropës.  

Liverpooli fitoi Superkupën e Evropës pasi mposhti në penallti (5-4) Chelsean, me lojën e rregullt që përfundoi 1-1 dhe vazhdimet 2-2.

Njëri nga heronjtë e Reds ishte portieri spanjoll, Adrian, i cili priti penalltinë vendimtare të goditur nga lojtarët e Chelseat.

Lexo po ashtu Liverpooli bëhet klubi anglez me më së shumti trofe të mëdhenj, kalon Unitedin

Ky trofe për Adrian erdhi vetëm nëntë ditë pas transferimit të tij në Anfield dhe spanjolli e ka cilësuar si javë të çmendur këtë të kaluar si lojtar i Reds.

Adrian duke ngritur lartë trofeun e Superkupës së Evropës (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

E çmendur pasi 32-vjeçari erdhi si zëvendësues i Alisson Becker, por braziliani u lëndua dhe Adrian luajti si titullar në finalen e Stambollit.

“Ka qenë një javë e çmendur”, ka thënë fillimisht Adrian në një intervistë pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Adrianit iu deshën vetëm nëntë ditë për të fituar trofeun e parë dhe të shpallet hero i Liverpoolit

“Jam shumë e lumtur për skuadrën, sepse kam fituar trofeun dhe e ka përfaqësuar Liverpoolin”.

“Këta tifozë kanë shijuar një ndeshje shumë të gjatë, por ajo pati një fund shumë të bukur për ne”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/