Telegrafi

Adrian nënshkruan për Liverpoolin, zë vendin e Mignolet

Adrian (Foto: Liverpoolfc.com)

Liverpooli e ka konfirmuar transferimin e portierit Adrian si lojtar të lirë. Pas largimit të Simon Mignolet drejt Club Brugge, Redsat e kanë transferuar 32-vjeçarin, i cili do të jetë portieri i dytë pas Alisson Becker.

“Jam vërtet shumë, shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe që do të punoj në këtë klub të madh, dhe të filloj t’i bëj gjërat e mia në fushë sa më herët që mundem”.

“Unë jam shumë ambicioz, kam ardhur këtu për të provuar të fitoj gjithçka, të përpiqem t’i bëj presion Alit që nga minuta e parë dhe ta përmirësoj skuadrën”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

“Është e kuptueshme se dua të fitoj tituj. Kam ardhur këtu të luftoj në të gjitha garat. Kemi shumë gara para vetes për të cilat do të luftojmë dhe do të përpiqemi t’i fitojmë”, ka thënë ka thënë portieri spanjoll për Liverpoolfc.com.

Adrian transferohet në Anfield pas gjashtë viteve të kaluara të West Ham Unitedi, marrëveshja me të cilët përfundoi në sezonin e kaluar. /Telegrafi/