Këngëtarët shqiptarë në Maqedoni janë diskriminuar sërish në evenimentin e fundvitit në Shkup.
Për pritjen edhe festimin e natës së ndërrimit të moteve qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 150 mijë euro por në të nuk janë përfshirë asnjë shqiptar.
Adrian Gaxha ka thënë se ai nuk merret me koncertet në Maqedoni dhe nuk i bën fare për diskriminimin që i është bërë.
“Unë nuk merem shumë me koncerte në Maqedoni. Gati aspak nuk më interesojnë se janë larg koncerteve tona, edhe nga ana e organizimit por edhe nga ana e financave”, ka thënë Gaxha, duke shtuar se nuk i bëhet vonë për tentativat e maqedonasve për diskriminimin e shqiptarëve.
Ndërsa në anën tjeter, Big Mama është shprehur e indinjuar me këtë fakt duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka marr ndonjë ftesë.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e festave të fundvitit në qytetin e Shkupit, nuk kam pasur ftesë dhe gjithmonë ne këngëtarët shqiptarë sa e kam pa jemi diskriminuar. Nuk e dimë arsyen po sigurisht që edhe po të kërkosh arsyen askush nuk të përgjigjet edhe pse e dimë që shqiptarët janë taksapagues në Shkup dhe meritojnë që për fundvit të dëgjojnë edhe muzikë shqipe”, ka deklaruar Big Mama.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret shqiptarë diskriminohen në Maqedoni. Viteve të fundit madje edhe festimet e ndërrimit të moteve janë bërë ndaras në sheshe të ndryshme. /Telegrafi/