Site icon Telegrafi

Adonisi uron Patrisin që po bëhet baba (Foto)

Fotografitë e Tunës dhe Patrisit ku këngëtarja shfaqet me bark të fryrë kanë bërë jehonë gjithandej nëpër media.

Pasi publikoi Tuna një foto, ishte Patrisi ai që vazhdoi me një foto e cila bëri bujë gjithandej dhe një përshkrim që flet për rëndësinë e këngëtares dhe fëmiut të tyre në jetën e tij.

Lexo po ashtu Fotografia magjike e Patrisit me Tunën (Foto)

Në foton e publikuar nga Patrisi, shihet se si bashkëshorti aktual i Teuta Krasniqit, Adonis Morina, uron shokun e tij.

“Bekime G-ja jem”, ka shkruar Adonisi duke përgëzuar Patrisin.

Duket se Adonisi dhe Patrisi janë miq të vjetër, të cilët sigurisht se i bashkon fitnesi, dy të apasionuar pas kësaj fushe. /Telegrafi/

Exit mobile version