Një adoleshente ukrainase po shërohet dhe gradualisht po e merr veten, pavarësisht që një copë granate i është futur në kafkë dhe i ishte ndalur në mes të trurit, kur forcat ruse filluan sulmet mbi qytetet ukrainase.
Bëhet fjalë për Sophian 13-vjeç, e cila po cilësohet si një mrekulli për faktin që është akoma gjallë, transmeton Telegrafi.
Kësaj nxënësve i kishte mbetur një copë e granatës me madhësi të kikirikut në tru, pasi forcat ruse filluan sulmet në fshatin e saj në jug të Ukrainës.
Megjithatë ajo tani po e merr veten në spitalin e fëmijëve në Kiev, ku koka e saj është rruar dhe i janë futur disa tuba me qëllim që lëngjet që mblidhen të nxirren përmes tij.
“Po qëndroja pranë nënës kur dëgjova një shpërthim”, tha kjo vajzë e re – duke rikujtuar përvojën e 5 marsit që i ndryshoi përgjithmonë jetën. /Telegrafi/