Telegrafi

Adoleshenti që ndihmoi ushtrinë ukrainase të shkatërrojë kolonën e mjeteve ushtarake ruse, me dron i lokalizoi dhe siguroi koordinatat

Adoleshenti ukrainas Andrii Pokrasa nga oborri i shtëpisë ka arritur të lokalizojë kolonën e mjeteve ushtarake ruse, që po i afrohet pjesës perëndimore të këtij vendi.

Gjithçka ndodhi në fund të shkurtit, kur ushtria ruse avancoi drejt Kievit. E forcat ukrainase të mbrojtjes i dhanë atij një mision këtij civili dhe operatori të dronit – ta gjej kolonën e mjeteve ushtarake ruse, transmeton Telegrafi.

Ashtu edhe bëri ky 15-vjeçar. Siç raporton MSN, identitetin dhe rolin që e luajti në luftë e kanë konfirmuar edhe nga federata e pronarëve të dronëve në Ukrainë, kreu i ushtrisë ukrainase si dhe prindërit e tij.

Lexo po ashtu Momenti kur droni Bayraktar godet konvojin e ushtrisë ruse

Jurij Kasjanov thotë se adoleshenti ishte i vetmi që kishte përvojë në operimin e dronit në atë rajon. “Ai është një hero i vërtetë i Ukrainës”, tha Kasjanov për Global News.

Ndërkaq Andrii thotë se kjo përvojë i është dukur sa interesante aq edhe e frikshme, por që nga fillimi ishte i vendosur që ushtarët rusë të mos e marrin nën kontroll qytetin e tij.

Ushtria ukrainase iu drejtua atij, pasi kishin nevojë të dinë koordinata e GPS-ve të mjeteve ushtarake ruse. Ata i dhanë informacione se ku afërsisht mund të gjenden rusët, e adoleshenti kishte për qëllim të gjej koordinatat e sakta dhe atë informacion t’ia jep ushtarëve ukrainas.

Lexo po ashtu Ushtari rus i tregon gishtin e mesit, droni i Ukrainës “i përgjigjet” duke goditur tankun pranë tij

“Kemi arritur ta gjejmë kolonën pasi një kamion kishte dritat e ndezura. Ata goditën këtë lokacion pasi që ua dha koordinata dhe fotografitë”, tha Andrii.

Megjithatë pranoi se në një moment kishte një përzierje emocionesh, pasi njerëzit vdisnin. E me ndihmën e tij, ukrainasit arritën të shkatërrojnë këtë kolonë të mjeteve ushtarake ruse.

Në luftën e Ukrainës dronët komercial janë bërë vegël shumë e rëndësishme, ku qindra dronë civilë me sukses kanë arritur të përcjellin lëvizjen e forcave ruse.

Lexo po ashtu Pamje nga droni, momenti kur ukrainasit përdorin raketat britanike Brimstone për të hedhur në erë tanket ruse

Të dhënat që ata i mblidhnin ua dorëzonin autoriteteve ukrainase. Shumë të rinj ukrainas sipas ministrisë së Mbrojtjes janë tepër të rinj për t’iu bashkuar ushtrisë, por kontributin e tyre e kanë dhënë me fluturaket pa pilot.

Nuk ndihmuan vetëm në këtë, por edhe me bartjen e informacioneve që i mblidhnin me vëzhgimin e mjeteve të ushtrisë ruse. /Telegrafi/