Telegrafi

Adoleshenti më i kërkuar në botë, Moukoko refuzon vazhdimin e kontratës me Dortmundin

(Foto: Getty Images)

Adoleshenti më i kërkuar në botë, Youssoufa Moukoko, ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Borussia Dortmundin.

Sulmuesi 18 vjeçar ka kontratë me klubin gjerman deri në fund të këtij sezoni dhe BVB dëshiron ta mbajë atë më gjatë.

Dortmundi i ka ofruar rritje të pagës nga 1.8 milion në gjashtë milionë euro në vit, por ai e ka refuzuar.

(Foto: Getty Images)

Agjentët e tij u thanë drejtuesve të klubit se Moukoko do të largohet nëse nuk luan për një pagë vjetore prej të paktën shtatë milionë eurosh.

Talenti ishte pjesë e Gjermanisë në Kampionatin Botëror në Katar, por nuk pati asnjë minutë për të luajtur, ndërsa për të janë të interesuar Chelsea dhe Barcelona.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 14 ndeshje në Bundesliga këtë sezon. /Telegrafi/