Telegrafi

Adoleshenti britanik u dërgua me pranga në duar në mbrëmjen e maturës

Një adoleshent, i cili nuk kishte shkuar në shkollë shkaku i trajtimit për kancer, tha se ishte i kënaqur që u shoqërua nga policia në mbrëmjen e maturës.

William, 16 vjeç, u diagnostikua me një formë të rrallë të limfomës Hodgkin në moshën 14-vjeçare, e cila gjë ndikoi në shkollimin e tij në shkollën Netherthorpe në Derbyshire.

Pas trajtimit, ai vendosi të argëtohej duke bërë një hyrje të pazakontë në vendin ku po mbahej mbrëmja e maturës.

Adoleshenti kërkoi që të prangoset nga policia dhe këta të fundit ta dërgonin në ndejën e shkollës.

“Doja të shkoja për diçka ndryshe sepse është qesharake. Ishte shumë, shumë e veçantë. Unë kisha një buzëqeshje në fytyrën time gjatë gjithë rrugës”, deklaroi ai. /Telegrafi/