Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer detaje nga libri i tij më i ri “Pengu” në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Merovci tregon një nga momentet më të rënda të tij kur ja ka treguar Rugovës lajmin për vrasjen e Fehmi Aganit.
Ai thotë se pasi kishin arritur në Itali e kishin kuptuar lajmin se forcat serbe e kishin arrestuar Fehmi Aganin.
Merovci tregon më pas se italianët i kanë treguar se e kanë vrarë Fehmi Aganin dhe se këtë lajm ata nuk ia kishin treguar Rugovës por këtë gjë duhet ta bënte ai.
“Këtë fat të zi e kisha unë. Ishim duke shkuar për në Gjermani. I thashë Kryetarë na kë thënë se edhe nëse gjaku në gju bëhet dikush duhet t’i shtyjë proceset përpara. Më ndërpreu sepse e parandjeu që diçka ka ndodhë:“Adnan lëri këto fjalë më trego se çfarë ka ndodhur”. Thashë ngushëllime Kryetarë. Profesor Aganin e kanë vrarë. Ende pa përfunduar unë më tha: “Mo bre. Ma paskan tha krahun e djathtë”, tregon ai, përcjell Telegrafi.
Merovci thotë se pas këtij lajmi Rugova ishte i thyer dhe për tetë orë nuk ka folur e as nuk ka pirë kafe e as ka ndezë cigare.
“Njerëzit që e njohin e dinë çfarë do të thotë të mos pish për tetë orë cigare”, tregon ndër të tjera Adnan Merovci./Telegrafi/